Ambasadori shqiptar në SHBA thotë se Sekretari amerikan Rubio do ta vizitojë Shqipërinë

49

Ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, është shprehur se ka ftuar në emër të kryeministrit Edi Rama, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të vizitojë Tiranën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka postuar edhe një fotografi me Rubion, Bushati shkruan se sekretari Rubio e ka pranuar me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë, raporton A2 CNN.

Bushati nënvizon gjithashtu se Shqipëria është një mrekulli i diplomacisë amerikane, pasi sipas tij, nga një vend si Koreja e Veriut, është shndërruar në vendin më pro-amerikan në botë.

Comments