Amerikanët po kërcejnë valle shqiptare…! Kjo VIDEO është vërtetë për të mos u humbur!

329

Një grup nënshtetasish amerikanë të të gjitha kombësive kanë publikuar një video në rrjetet sociale dhe në You Tube, e cila po bëhet virale mes shqiptarëve.

Në këtë video shfaqen disa djem dhe vajza të reja të cilët kanë mësuar të flasin shqip, të cilët po kërcejnë valle shqiptare në ritmet e këngës “Kuq e zi je ti” të Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit, shkruan Syri.net.

Disa prej tyre kanë qenë në Shqipëri, ku duket se janë dashuruar me vendin tonë dhe më t’u kthyer në SHBA kanë vendosur të krijojnë një grup, ku t’ua transmetojnë kulturën shqiptare miqve të tyre atje. Grupi i tyre mban emrin ‘Miq të të Gjitha Kombësive’ dhe mund ta gjeni në Facebook dhe në You Tube.

“Jemi nga ‘Miq të të Gjitha Kombësive’ këtu në Amerikë. Katër prej nesh kanë jetuar në Shqipëri dhe deshëm të ndanim kulturën shqiptare me miqtë tanë në Amerikë.

Kemi bërë një video për Shqiptare për të treguar sa shumë ne e duam Shqipërinë! Po kërcejmë valle Shqiptare! Shpresojmë që do të kënaqeni! “Ne e duam Shqipërinë!”, shkruajnë anëtarët e grupit.

Madje nësë dëshironi të shikoni më shumë se çfarë ky grup të rinjsh iu mësojnë të tjerëve për Shqipërinë, mundet edhe të bëni “like” faqes “Miq të të Gjitha Kombësive” në Facebook ose abonohuni në kanalin ‘Miq të të Gjitha Kombësive’ në You Tube.

Dhe mos harroni: Shpërndaje këtë video me miqtë e tuaj! Është vërtetë për të mos u humbur! /SYRI.net/

Comments