Amiri i vogël e mposhti sëmundjen e Leukemisë, i bie ziles së fitores (VIDEO)
Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve përsëri ra zilja fituese – simbol i shpresës dhe i fitores mbi sëmundjen e rëndë. Heroi i vogël Amiri e përfundoi me sukses betejën e tij me sëmundjen malinje, ndërsa stafi i Klinikës e përshëndeti me duartrokitje dhe gëzim.
“Zilja fituese përsëri ra me forcë që ta dëgjojnë të gjithë se heroi ynë Amiri e fitoi betejën e vështirë. I urojmë shumë shëndet dhe fëmijëri pa brenga,” thanë nga Klinika.