Ana e panjohur e Arnold Schwarzenegger, ndihmon fansin në depresion [Foto]

209
Arnold Schwarzenegger njihet si njëri ndër aktorët më të dashur për adhuruesit e filmave.
Mirëpo anën e tij tjetër, të panjohur, ai na e ka zbuluar nëpërmjet rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net

Arnold Schwarzenegger shpeshherë e përdor profilin e tij në ‘Reddit’ për të publikuar opinionet e tij në lidhje me tema të ndryshme – nga politika deri te filmat, mirëpo për t’u vlerësuar janë këshillat e ndryshme që 71 vjeçari ua jep fansave.

Dikush prej tyre i ka shkruar për të kërkuar ndihmën sa i përket problemeve personale e që është depresioni.

“Me muaj të tërë jam në depresion dhe nuk kam mundur të stërvitem. Ju lutem, a mund të më thoni si të vazhdoj. Betohem se do ta bëj”, ishin fjalët e fansit ndërsa përgjigja e Schwarzeneger ka qenë tejet pozitive.

‘’Nuk do të jem shumë i ashpër ndaj teje. Të lutem, mos ji as ti ndaj vetes. Të gjithë përballemi me sfida dhe dështime. Nganjëherë jeta është si ushtrimet, por thelbi qëndron në atë se duhet të ngritesh.Vetëm lëviz pak. Çohu nga krevati dhe bëji disa pompa dhe shëtitu. Vetëm bëj diçka. Hap pas hapi dhe shpresoj se do të jetë më mirë.Mos e akuzo veten, është diçka e kotë që nuk të ndihmon të vazhdosh tutje. Mos ki frikë të kërkosh ndihëm. Me fat’’, ka përfunduar aktori./Lajmi.net/

Comments