Analisti Morina: Në shtator bie qeveria

223

Moebel THEMA

Paralajmërimi se pas 1 shtatorit do të bëhet riformatimi i Qeverisë së Kosovës duket se do të jetë vetëm një dëshirë e kryeministrit Isa Mustafa.

Siç dihet më 1 shtator mendohet të votohet në Kuvend marrëveshja për Demarkacionin. Duke parë rrjedhat politike aktuale në vend duket se më 1 shtator nuk do të kalojë Marrëveshja për Demarkacionin dhe kjo do të shkaktojë turbulencë politike në vend.

Analisti politik Bajrush Morina mendon se më 1 shtator qeveria në vend se të reformatizohet është mirë të vetëshpërbëhet.

“Moskalimi eventual i Marrëveshjes për Demarkacionin nuk i jep kurrfarë kuptimi vazhdimit të këtij koalicioni qeverisës. Prandaj para se të refomratizohet, qeveria mund të vetëshpërbehet…: ka thënë Morina.

Comments