ANALIZË: Kamuflimi mediatik dhe realiteti i konventës së “Besës”. Ja numri i personave ?! | FOTO

281
fresco

ANALIZË: Kamuflimi mediatik dhe realiteti i konventës së “Besës”. Ja numri i personave ?! | FOTO

Media të afërta me Lëvizjen “Besa”, mbrëmë para tubimit të këtij subjekti politik raportuan që salla “Arena”, në Shkup është stërmbushur dhe se gati 2000 persona qëndrojnë jashtë.


viber-image1111qqqq


Ky konstatim mediatik, ngjalli debate të shumta në rrjetet sociale. Por kamera e angazhuar nga Lëvizja “Besa”, për të transmetuar drejtpërdrejt tubimin partiak, flet për realitet tjetër. Fotoja që po shihni është kompletuar me sekuenca të shkëputura nga ky tubim.

Siç mund të shihet nga fotografia, brenda sallës ka shumë hapësira boshe dhe rezulton që pohimet mediatike që salla është stërmbushur dhe 2000 persona qëndrojnë jashtë nuk janë objektive.


viber-image111222


Media të njëjta raportuan që madje 16 mijë “besatarë”, ndodheshin në konventë. Këtij konstatimi i përgjigjet e dhëna zyrtare e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”. Në faqen zyrtare, kur flitet për kapacitetet e sallës, qartësohet që kapacitetet e sallës janë 6171 ulëse, ndërsa kapacitetet e mundshme edhe në hapësirat e tjera janë maksimalisht për 10.000 persona.


viber-image11


Duke u nisur nga fakti që shumë ulëse ishin boshe dhe një pjesë bukur e mire e njerëzve nuk rinin ulur por qëndronin në këmbë, numri prej  6171 rezulton të jetë më i vogël dhe mund të minusohet për rreth 500 persona, që do të thotë diku 5600 persona mund të ketë pasur në të tria anët e tribunave.


viber-image1111


Pjesa e poshtme e sallës ku ishte vendosur bina, po ashtu shihet jo e plotësuar në çdo skaj. Duke u nisur nga fakti që bina ishte vendosur shumë përpara, distanca mes binës dhe publikut ishte dike 5 metra, dhe vendosja e karrigeve në rendet e para, minimizon skajshmërisht hapësirën.

Në panel, sipas statistikave të nxjerra nga fotografitë rezulton të ketë pasur rreth 1.800 persona, që i bie rreh 7.400 persona të kenë qenë të pranishëm në sallë.

Këto analiza të Agjencisë së Lajmeve Flaka, janë identike me të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Burime tona brenda këtij institucioni tregojnë që sipas përllogaritjeve të tyre, në konventën e Lëvizjes Besa ka pasur rreth 7.500 persona. Flaka

Comments