Ançelloti te Evertoni, do të përfitojë 1.548 euro në orë

484
fresco

Karlo Ançeloti është një hap larg rikthimit në Premier Ligë, teksa mungon vetëm zyrtarizimi në krye të Everton. Në fakt, pritej që Ançeloti të merrte përsipër një klub më prestigjioz, megjithatë mediat britanike kanë publikuar shifrat që do të përfitojë tekniku në rast se gjithçka mbyllet pozitivisht. Ançeloti do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me një total prej 58 milionë euro. Në këtë formë, 60-vjeçari për një vit do të fitojë 11.5 milionë sterlina në muaj. Ndërsa, nëse llogaria konvertohet në orë, atëherë Ançeloti do të fitojë 1.548 euro çdo orë, ose 24 euro në minutë. Shifra impresionues, të cilat kanë bindur Ançelotin të mos qëndrojë pushim pas periudhës te Napoli, por të rikthehet menjëherë në detyrë.

Comments