Anglia dhe Zvicra kualifikohen tutje, Italia dhe Polonia luajnë në ‘play-off’

445

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e fundit në disa grupe në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Anglia ka siguruar kualifikimin me fitoren e thellë ndaj San Marinos si mysafir me rezultat 0 – 10, derisa Zvicra ka mposhtur Bullgarinë me rezultat 4 – 0, duke siguruar kualifikim falë barazimit të Iralndës Veriore ndaj Italisë, shkruan lajmi.net.

Zvicra arriti të arkëtoi pikët e plota ndaj Bullgarisë me katër gola në pjesën e dytë.

Moebel THEMA

Okafor, Vargas, Itten dhe Freuler realizuan për helikët që u larguan nga grupi A me 18 pikë, dy më shumë se Italia me 16 sosh.

Kështu, Italia tani do t’iu bashkohet skuadrave të tjera që do luajnë në ‘play-off’ për të siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Ndërkohë, Anglia demoloi San Marinon me rezultat 0 – 10 duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër nga grupi I me 26 pikë.

Polonia u befasua nga Hungaria duke pësuar humbje me rezultat 1 – 2, por nuk ishte e mjaftueshme që t’i siguronte Shqipërisë pjesëmarrjen në ‘play-off’./Lajmi.net/

Comments