Arben Fetai dhe Azir Aliu në takim në Ambasadën Amerikane pas distancimit nga Taravari

48
fresco

Zëvendëskryeministri Arben Fetai dhe ish-ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu, zhvilluan sot një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shkup. Kjo vizitë vjen menjëherë pas vendimit të tyre për të vazhduar mbështetjen ndaj Qeverisë dhe për t’u shkëputur nga partia e udhëhequr nga Arben Taravari.

midle

“E pimë kafen e mëngjesit në shtëpinë më të rëndësishme pritëse për shqiptarët në vendin tonë, në Ambasadën e SHBA, ku na priti zëvendësshefja e misionit, znj. Nicole Wernes. Me mikeshën tonë diskutuam për partneritetin tonë të vazhdueshëm në luftën kundër korrupsionit, përparimin e sundimit të ligjit dhe mbështetjen për rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian,” shkroi Fetai në Facebook.

Takimi thekson edhe një herë afërsinë e aktorëve politikë shqiptarë me mbështetjen ndërkombëtare në një moment kur ndodhen përballë ndryshimeve të mëdha në skenën politike.

Comments