Arbër Selmani dhe Vlora Konushevci botohen në revistën amerikane “Songs of Eretz Poetry Review”
Në revistën letrare amerikane “Songs of Eretz Poetry Review” janë botuar edhe poezi nga dy autorë kosovarë, Arbër Selmani dhe Vlora Konushevci, shkruan Gazeta Metro.
Revista letrare “Songs of Eretz Poetry Review”, e themeluar në vitin 2014 në SHBA, ka si mision të sjell pak më shumë poezi të mirë dhe art në botë, dhe ajo që e bën atë të veçantë është se shfaqin poetin po aq sa poezinë. Secila poezi paraqitet me mendime, çiftëzohet me vepra arti (me përjashtime të rralla si për poezitë konkrete), dhe shoqërohet me bio të poetit, shënime të poetit (nëse poeti dëshiron), dhe nganjëherë një shënim të një redaktuesi. Përveç kësaj, të gjitha paraqitjet me poezi, qofshin të pranuara apo të refuzuara, marrin përgjigje personale nga një anëtar i stafit të redaksisë – një mirësjellje që është pothuajse e padëgjuar në këto ditë. Artistëve të ftuar gjithashtu u jepet mundësia të botojnë biografinë dhe shënimet e tyre (nëse dëshirojnë).
Vlora Konushevci është bërë pjesë e revistës përmes tri poezive të saj në gjuhën angleze: “Fllanzat”, “Kokrra rrushi” dhe “Letër nga karantina”, ndërkaq Arbër Selmani me poezinë “Kur vdiq baba”, një poezi e cila po pëlqehet shumë nga lexuesit shqiptarë. / GazetaMetro

