Arbnora Idrizi hyn në Librin e Rekordeve me Flamurin Kombëtar

Aktivistja nga qyteti i Skenderajt, Arbnora Idrizi ka arritur të futet përsëri në Librin e Rekodeve.
Ajo ka vendosur një rekord të ri në librin e rekordeve Guinness, përmes punimit të Flamurit Kombëtar prej 120 mijë letrave origami të cilën e punoi më 28 nëntor për nder të Ditës së Flamurit.
Kjo është bërë e ditur nga vetë aktivistja përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Ajo në rrjetin social “Facebook” ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë.


Postimi i plotë:
Konfirmim zyrtar nga selia e Librit GUINNESS nga Londra
Sot vendosem histori përsëri me një rekord të jashtëzakonshëm! Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, bashkë po shkruajmë kapituj të pazakontë të suksesit.
Mrekulli e re! Sot kam shënuar një tjetër fitore duke vendosur një rekord botëror të ri. Faleminderit për përkrahjen tuaj, ky sukses është i juaji po aq sa është im!/Lajmi.net/