Arena është gati për ndeshjen e sotme! FC Shkupi me shans për të arritur suksesin historik

658

Sonte kampioni i Maqedonisë në futboll, skuadra e Shkupit, nga ora 21:00 në Arenën “Todor Proeski”, luan ndeshjen kthyese të xhiros së dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndaj kampionit kroat Dinamo Zagreb, përcjell TV21. Pasi ndeshja e parë në Zagreb përfundoi 2:2, tani Shkupi ka një shans historik për të arritur sukses të madh në garën më elitare të klubeve në botë dhe për të kaluar në fazën tjetër. Stadiumi më i madh në vend është gati për spektaklin e sotëm.

Trajneri i Shkupit Goce Sedlooksi ka deklaruar se skuadra është gati. Lojtarët do të kenë mbështetje të madhe nga tribuna, e cila do të stoliest nga koreografia e Shvercerave.

Comments