Arian Tahiri me mesazh falënderues: Urime Faton Pecit, respektoj vullnetin e popullit

115

Arian Tahiri e ka uruar Faton Pecin për fitoren në Mitrovicë. Kandidati i PDK-së ka thënë se e respekton vullnetin e popullit.

“Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare.
Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim.
Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën.
Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë” shkruan Tahiri në Facebook./Indeksonline/

Comments