Arjanit Hoxha për Menduh Thaçin: Largimi i tij është irrelevant, nuk është shpërbërë Fronti Europian
Arjanit Hoxha, kryetar i PDE-së, pjesë e Frontit Europian, sonte në emisionin Click Plus në TV21, u pyet edhe për largimin e Menduh Thaçit nga Fronti Europian. Hoxha tha se Thaçi vetë është deklaruar, por nuk është shpërbër Fronti Europian.
“Çdo kush nga ne e ka të drejtën se si do të përcaktohet, mirëpo kjo nuk do të thotë se ajo për të cilën është formuar Fronti është shpërbër. Edhe z.Thaçi nëse e pyetni, pavarsisht veprimit të tij, është për atë që jemi dakordësuar të gjithë në kuadër të Frontit, apo është për këtë veprim që po e bën VLEN-i, unë ju garantoj se përsëri do të thotë mirë keq kjo është ajo për të cilën jemi dakordësuar. z. Thaçi vetë është deklauar se është larguar nga Fronti, por nuk është shpërbër Fronti. Është irelevante lëvizja e tanishme në këto procese. Në këto procese është irelevante lëvizja e numrave. Ditën që kanë përfunduar zgjedhjet, janë matur forcat për një ide që e kemi thënë ne dhe për një ide tjetër që ishte vjen Mickoski në Qeveri dhe ne jemi në Qeveri”, tha Arjanit Hoxha – kryetar i PDE-së, pjesë e Frontit Europian.

