Armando Sadiku i gatshëm për sfidën ndaj Izraelit

410
Armando Sadiku i gatshëm për sfidën ndaj Izraelit (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare,  Armando Sadiku, është duke punuar me intensitet të lartë me qëllim që sa më shpejtë të rikuperohet nga lëndimi që largoi atë për disa javë të tëra nga fushat e blerta.

Armando Sadiku vazhdon riaftësimin pas operacionit në gjurin e majtë që kreu më 5 tetor, një ditë para ndeshjes, Shqipëri – Lihtenshtajn.

Sulmuesi “kuq e zi” prej disa ditësh ndodhet në Torino, ku po ushtrohet në klinikën “J Medical”, një ndër më të mirat për rehabilitimin e futbollistëve.

Ai eshte duke punuar në palestër nën kujdesin e mjekut të Kombëtares, Xhanluka Stezina, i cili ka qenë mjek përgjegjës për ekipin e parë të Juventusit në katër vitet e fundit.

Riaftësimi po shkon sipas parashikimeve dhe 25-vjeçari synon të rikthehet në dispozicion të trajnerit De Biasi për duelin e 12 nëntorit kundër Izraelit në Shkodër.

Comments