Arne Slot për Premier Leaguen: Është më e mira në botë, vendi i 16-të është në një finale të Europës

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot u paraqit sot në konferencë për media para ndeshjes ndaj Chelseas në Premier League.
Slot tha se kjo ligë është më e mira në botë, shkruan Indeksonline

Ai thotë se nuk ka liga që vendet e 14-ta dhe 16-ta luajnë në një finale të Europës.
“Premier League është liga më e fortë në botë. Nuk ka liga ku ekipet mund të renditet në vendin e 14-të dhe 16-të dhe luajnë në një finale të Europës”, thotë Arne Slot
Kujtojmë që Liverpooli tashmë e ka siguruar titullin kampion në Premier League për sezonin 2024/25./Indeksonline/