Arrestim spektakolar në qendër të Shkupit – kriminelët kapen në flagrancë me 40.000 euro

101
fresco

Më 29.09.2025, rreth orës 18:40, në rajonin e Çairit në Shkup, oficerë policorë nga Njësia për Krim të Dhunshëm dhe Njësia për Policinë Intervenuese pranë SPB Shkup, në koordinim me prokurorin publik, arrestuan E.O. (29) dhe E.A. (22), të dy nga Republika e Turqisë. Ata u kapën në momentin kur merrnin 40.000 euro nga H.Xh.Ç. (26), shtetas i Turqisë me qëndrim të përkohshëm në Shkup. Paratë paraprakisht ishin përpunuar teknikisht nga policia.

Më herët, në stacionin policor H.Xh.Ç. kishte denoncuar se disa ditë me radhë, një person me iniciale B.O. nga Turqia, i cili jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, e kishte kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste nëse nuk i jepte para. Sipas kallëzimit, para se të njoftonte policinë, atij i kishte telefonuar E.O., duke i thënë se paratë duhet t’ia dorëzonte atij dhe se në vendin e takimit do të vinte së bashku me një person tjetër.

Të dy të arrestuarit janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Comments