Arrestimi i ushtarit të UÇK-së në Serbi, Syla: Iu gjet kartela e anëtarësisë së veteranëve
Ish-pjesëtari i UÇK-së Avni Qenaj, është arrestuar sot në Serbi.
Qenaj, rreth 53 vjeçar, nga fshati Romajë i Prizrenit ka qenë pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare.
Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla, deklaroi për Klankosova.tv se dyshohet se atij i është gjetur kartela e anëtarësisë gjatë kontrollit.
“Ai është arrestuar dhe sipas informacioneve që kemi, me gjasë ia kanë gjetur kartelën e anëtarësisë së veteranit që e kemi, në xhep kur e kanë kontrolluar”, tha Syla për Klankosova.tv.
Sipas tij, ish-pjesëtari i UÇK-së në të kaluarën kishte kaluar nëpër Serbi dhe nuk kishte pasur problem.
“Sipas informacioneve që morëm ne, Qenaj kishte kaluar dy-tri herë andej [nëpër Serbi] dhe nuk ka pasur ndonjë problem”, tha Syla për Klankosova.tv.

