Arrestohen personat që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë

97

Sot në Shipol të Mitrovicës, policia ka arrestuar dy të dyshuarit që ia vunë zjarrin diskotekës “Gate” më 14 shkurt të këtij viti në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, personat e prangosur janë F.S., 36-vjeç shtetas i Kosovës, dhe M.M., 28 vjeç poashtu shtetas i Kosovës.

Të dy dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

Personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor.

Comments