Arrestohen pesë kamarierë në Prizren për falsifikim të parave, i ndërronin paratë origjinale me ato false!

Në angazhimet e saj për parandalimin e dukurive negative dhe luftimin e veprave penale, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prizren, bazuar në informacione të marra nga rrugët operative, ka realizuar një operacion mbi dyshimin se pesë (5) persona me profesion kamarier, janë të përfshirë në veprën penale “Falsifikim i parasë”, gjegjësisht pesë të dyshuarit po shpërndajnë para të falsifikuara metalike prej dy (2) euro.

Me datë 02.11.2021, Hetuesit e NJRHKEK në Prizren, pas një mori veprimesh hetimore në bashkërendim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren, si dhe me urdhër verbal nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake, kanë bërë kontrollin e katër personave të dyshuar si dhe kanë kryer kontrollin e shtëpisë së personit të pestë të dyshuar, si i dyshuari kryesor i rastit.
Gjatë kontrolleve të realizuara ndaj personave të dyshuar T.P. (2000), V.Z. (2002), A.P (1999), L.E. (1994), B.B. (1998), janë siguruar prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin se, të pesë (5) personat kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë” nga neni 296 i KPRK-së