Arrestohet Fadil Xhemajli – Detyroi votuesit të fotografonin votën



Në Abëri të Epërme është arrestuar menaxheri i një vendvotimi (klasë), Fadil Xhemajli, nga Nisma për Kosovën, raporton “Zeri.info”.
Ai është arrestuar për shkak se ka bërë trysni tek votuesit për fotografimin e votës.
Këtë e ka konfirmuar për “Zeri.info”, edhe zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha, i cili tha se janë vërejtur disa probleme dhe njëri prej tyre edhe ky në Abëri të Empërme.
Ai tha se, procesi në përgjithësi është duke shkuar mirë dhe presin dalje edhe më të madhe të votuesve dhe në fund PDK-ja të festoj fitoren në Drenas. /Zeri.info/