Arrestohet fajdexhiu i Lipjanit: Ia dha 2 mijë euro viktimës, ia kërkoi 8 mijë

516

Dje policia në Lipjan e ka arrestuar një person nën dyshimin për fajde.

Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se i ka dhënë 2 mijë euro fajde viktimës mashkull, shkruan lajmi.net.

Më pas, i njëjti i ka kërkuar atij që t’ia kthej 8 mijë euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Comments