Arrestohet Fatmir Sheholli nën dyshimet për spiunazh

243
fresco

Policia e Kosovës ka arrestuar ish-drejtorin e Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë, Fatmir Sheholli, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ky rast përbën “një nga aktet më të rënda” kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovë.

“Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar; kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, ka shkruar Sveçla.

Sheholli ka deklaruar herë pas here nëpër televizionet e Kosovës se ka punuar për shërbimin sekret serb (UDB) gjatë periudhës para shpërthimit të luftës dhe ka shërbyer edhe në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) pas luftës së fundit në Kosovë.

Ndryshe, autoritetet kosovare të sigurisë kanë intensifikuar veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e veprimtarive që cenojnë sigurinë kombëtare. Në muajt e fundit, janë zhvilluar bastisje, sekuestrime dhe arrestime në kuadër të hetimeve për spiunazh.

Comments