Arrestohet mashtruesi me kartela bankare të rreme
Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me dyshimin se ka blerë produkte me kartela të klonuara bankare.
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka keqpërdorur kartelat bankare.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole – BROVNING , 5 fishekë dhe një karikator – Cal 7.65 mm, 2 shtëpiza kompjuteri, 28 palë syze të tipave të ndryshme , 8 orë dore të ndryshme, 1 iPhone 6, 1 tablet Apple, 4 telefona mobilë të tipave të ndryshëm, si dhe pajisje tjera elektronike (HDD, USB si dhe disa dokumente dhe faktuara të transaksioneve bankare).
Të gjitha këto pajisje dyshohet se janë blerë me kartela të klonuara bankare.