Mehmet Selaci, i njohur si Mek Selaci, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Vushtrri.

Siç merr vesh Telegrafi, Selaci është arrestuar shkaku i vendosjes së grafitit që kishte të bënte me vdekjen e aktivistit tjetër të VV-së, Astri Dehari.

Selaci, gjithashtu është edhe asamblistë i VV-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Veç kësaj, siç merr vesh Telegrafi, edhe një aktivist tjetër i VV-së është intervistuar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/