Arrestohet një grua në Shtime pasi kanosi me thikë një mjek në QKMF
B.B., e moshës 47-vjeçare dyshohet se ka kanosur me thikë një mjek të Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare në Shtime.
Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, e dyshuara është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar si “Kanosje”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Stacioni policor në Shtime, sot rreth orës rreth orës 13:00 ka pranuar një informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Shtime se është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarën B.B (F/K) e moshës 47 vjeçare, e cila me një mjet të mprehtë (thikë) kishte kanosur një mjek të kësaj qëndre.
Policia të dushuarën më pas e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Kanosje”.

