Arrestohet Noizy në Kosovë

3,551

Reperi shqiptar, Rigels Rajku i njohur si Noizy është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës. Noizy është arrestuar sapo ka kaluar kufirin për në Kosovë, pasi kishte një urdhër arresti për reperin.

Moebel THEMA

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja për Express.

Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme nën shoqërinë e aktorit, Blerim Destani dhe reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik.

Comments