Arrestohet për fotografim të fletëvotimit

201

Raste të fotografimit të fletvotimit në zgjedhjet në Maqedoni

Sot në Stacionin e policisë në Gjorgje Petrov, është arrestuar një person në rrugën Via Ingacija nr.7, për shkak se ka fotografuar fletëvotimin me celular në vendvotimin numër “2556” në shkollën e mesme “Koço Racin”. Në vendvotimin nr. “2556” votimi është ndërprerë prej orës 8:25 deri në 8:35.

Rreth orës 9 edhe në Vallandovë në vendvotimin nr. 0281(Kino Vallandovo) edhe një person tjetër gjatë votimit, me celular e ka fotografuar fletëvotimin pas çka është larguar në drejtim të panjohur.

Comments