Arrestohet Sabahadin Rrustemi, drejtori i Higjienës Komunale
Drejtori i Higjienës Komunale, Sabahadin Rustemi, është ndaluar, raporton televizioni Kanal 5, transmeton Faktiditor.info
Sipas informacioneve, Njësia e Krimit Ekonomik e SPB Shkup këtë pasdite ka sekuestruar dokumentacion shtesë dhe ka privuar nga liria dy persona të dyshuar për situatën me mosveprimin në lidhje me mbeturinat në qytetin e Shkupit.
Me shumë mundësi pritet që ata të fitojnë edhe një kallëzim penal para Prokurorisë Publike.
Rustemi u emërua Drejtor i Higjienës Komunale më 29.01.2025, dhe konsiderohet si anëtar i stafit të afërt me Blerim Bexhetin.
Ai më parë ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Ndërmarrjes Publike të Shërbimeve “Saraj” nga viti 2017 deri në vitin 2021, dhe më pas në bashkëpunim me Arsovskën nga viti 2023 deri në vitin 2024, Ndihmës Drejtor i NP “Parqe dhe Gjelbërim” – Shkup./Faktiditor.info/

