Arrestohet spiuni gjerman, planifikoi sulme terroriste

277

Arrestohet spiuni gjerman, planifikoi sulme terroriste

Një punonjës i agjencisë gjermane të inteligjencës (BfV) është arrestuar, pasi ka bërë deklarata islamikë dhe shpërndau materialin në agjenci, raportojnë mediat gjermane.

Një zëdhënës BfV nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë  për gazetën “Die Welt” se punonjës i agjencisë gjermane është i dyshuar për planifikimin e një sulmi me bombë në zyrën e Cologne të BfV së.

“Nuk ka asnjë dëshmi deri më sot se ekziston një rrezik konkret,” shtoi ai.

“Punonjësi i arrestuar, akuzohet se ka bërë deklarata islamike në internet duke përdorur një emër të rremë”, shtoi zëdhënësi.

Gazeta “Die Welt” gjithashtu raporton se ai është zbuluar nga një informator i agjencisë, ku në një bisedë në internet flitej për një sulm të mundshëm./tvklan

Comments