Arrin në Kosovë polici Nehat Thaçi!

244

 

Arrin në Kosovë polici Nehat Thaçi!

14961488_1245972755423762_1142038211_n-848x478Drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaqi është kthyer në Kosovë, pas qëndrimit në paraburgim në Serbi.

Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. E njëjta masë ndaj tij i ishte vazhduar të premten që lamë pas nga Gjykata Speciale në Beograd.

Sot autoritetet serbe, kanë marrë vendim për lirimin e tij.

Mediat serbe kanë shpjeguar edhe arsyet për lirimin e Thaqit. Sipas tyre, Thaqi i cili akuzohet për përndjekjen e një familjeje serbe nga Lipjani, nuk është akuzuar nga dëshmitarët, prandaj edhe kanë pushuar hetimet

Ministri Enver Hoxhaj pas lirimit të Nehat Thaqit ka thënë se ai ka qëndruar në Serbi pa asnjë të drejtë.

Comments