Arrin Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në kuvend
Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ku po planifikohej të mbahej seanca e radhës konstituive është evakuuar për shkaqe sigurie.
Pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosovës kanë arritur tashmë në afërsi të objekteve të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri tha se Policia ka kërkuar evakuimin e stafit për shkak të një kërcënimi të raportuar, por nuk ka dhënë më shumë detaje për situatën.
“Na dhanë instruksione për me dalë se ka një kërcënim me gjasë me bombë, dhe tash nuk e di se çfarë po ndodhë”, ka thënë Tahiri mediave.
Ndërsa Deputeti i betuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur rreth kërcënimit e raportuar sot në Kuvendin e Kosovës.
“Kërcënimi ka qenë i qartë, policia po mendon ashtu, të gjitha grupet parlamentare po i binden këtij vendimi. Me sa di unë vetëm përmes telefonatës, tjerat nuk i kemi të qarta”, tha ai./IndeksOnline/