Arsim Bajrami: Në katër vitet e ardhshme do të ndërtohen 60 çerdhe publike

329
fresco

midle

Arsim Bajrami, ministri në largim i Arsimit, ka thënë se nëse koalicioni PDK-AAK-NISMA do ta udhëheqin Qeverinë e ardhshme, ata do të ndërtojnë 60 çerdhe publike, njofton Klan Kosova.

“Investimi kryesor do të jetë në arsimim të hershëm, ministria e Arsimit mendon që për 4 vjetët e ardhshme të ndërtoj 40 deri 60 kopshte publike”.

“Mendojmë që arsimin nga 3 deri në 6 ta bëjmë të obligueshëm kur të arrijmë kapacitetin e duhur, shteti duhet të mendojë për çerdhet sepse këtu ndërtohen shkathtësitë e fëmijëve”.

“Ne do të punojmë në korrikulën e Fakultetit të Edukimit, që të kemi korrikulën edhe argëtuese edhe edukuese”.

“Në mungesë buxheti nuk kemi mundur të ndërtojmë çerdhe publike, është obligim i shtetit që të kujdeset për këta fëmijë”.

Këto komente Bajrami i ka bërë në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.

Comments