Artani u kthye po Grujo?

165

Sot në mëngjes në kalimin kufitar në Bllacë, u arrestua Artan Grubi si i vetëdorëzuar, mbi të cilin rëndojnë një mal me akuza, që nga korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë.

Pas këtij arrestimi dhe dorëzimi vullnetar të Artanit në “gojë të ujkut”, togat e zeza po i bëjnë gati dhomën në Idrizovë apo gjetiu si banorin më të ri në këto hotele publike të državës.

Mbetet për t’u parë se sa do të zgjasë pretenca e trupit gjykues në balancën e drejtësisë, kur në pyetje është një shqiptar dhe sa mund të dënohet një tjetër i akuzuar si Grujo, i cili pret vjetërsimin e veprave penale për të dalë i “palagur” nga drejtësia e kapur maqedone që vepron me dy standarde prej dekadash, ndryshe ndaj maqedonëve dhe ndryshe ndaj shqiptarëve.

Ne të gjithë, sot jemi dëshmitarë sesi togat e zeza kanë ndarë “drejtësi”, duke i trajtuar të pandehurit shqiptarë dhe maqedonë si ca të njerkës dhe ca të nënës!

A do të kthehet dhe do të dorëzohet vullnetarisht si Artani edhe tigri prej letre si ish shefi i komitëve Grujo, apo do të presë derisa të vjetërohen veprat penale dhe me pas do të shpallet si qytetar i lirë, paçka se i ka shkaktuar gropë të madhe financiare buxhetit shtetëror dhe publik?

Medai Shaholli

Comments