Asgjë e re, dështon për herë të 44-të konstituimi i kuvendit

56

Ka dështuar edhe sot seanca e sotme për konstituimin e kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka ftuar partitë politike që të propozojnë deputetët për anëtarë në komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

PDK, LDK e AAK nuk kanë propozuar anëtarë për këtë komision.
Nga ana tjetër, për formimin e këtij komisioni kanë votuar vetëm 55 deputetë.

Në këtë situatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari e mbylli seancën, duke paralajmëruar vazhdimin e saj pas 48-oresh./IndeksOnline/

Comments