ASH/AAA do t’i tërheqë amendamentet për ligjet e pakos së pestë ekonomike

731
fresco

Koalicioni ASH-AAA do t’i tërheqë amendamentet për ligjet e pakos së pestë ekonomike sapo VMRO DPMNE të tërheqë amendamentet nga ligji për shtetësi, gjë të cilën partia e Mickoskit e paralajmëroi pak më parë. Nga ASH/AAA thonë se kjo mund të ndodhë që sot.

“Që nga fillimi i këtij debati ne kemi deklaruar se të gjithë qytetarët duhet të trajtohen njësoj. Edhe kryetarët tanë në takimet me gazetarët që e patëm së fundmi deklaruam se në momentin që tërhiqet bllokada për Ligjin për Shtetësi në Komisionin Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, të njejtën do ta bëjmë edhe ne për pakon e pestë ekonomike në Komisionin për Financa dhe Buxhet. Pra, qendrojmë konform asaj që e kemi deklaruar në kuadër të debatit për Ligjin për Shtetësi. Ne shpresojmë që ajo do të ndodh sot dhe natyrisht edhe veprimi ynë i debllokimit do të ndodh sot”, tha deputeti Elmi Aziri.

Comments