ASH-ja drejt një fraksionit të ri!

Dje, në kampin shqiptar pas shumë pakënaqësive brenda një grupi doli në sipërfaqe ladutëria për pushtet dhe për moshumbje të privilegjeve në mesin e fraksionistëve të rinj nga ASH-ja e krahut të Taravarit, ku Arben Fetai, si “ish majtisti” i sektit VV, tani si nacionalisti i orëve të vona, sipas të gjitha rrethanave do të krijoj fraksionin e ri ASH 3.
Kështu, me ndihmën e shefit Micko dhe me aminin e baba Binit, fraksionisti Arben Fetai, së bashku me bashkëmendimtarët e tij si ish polici gardian i dyerve të Parlamentit të “Severnës” Feta Alimi, duket se do të krijojnë fraksionin e ri të ASH-së për shkak devijimit të “rrugës së Arbrit” nga ana e Taravarit dhe afrimi i tij me DUI-n e Ali Ahmetit, janë të detyruar ta dëgjojnë zërin e qytetarëve se ajo rrugë po shmanget ndaj duhet të reagojnë për një angazhim të ri.
Inatqorri Albin disa herë ka vepruar në kundërshtim me interesat e shqiptarëve në “državën Severna” duke përkrahur një grup kundër një tjetri. Ai ka takuar në mbrëmje partizanët e SDSM-së në Shkup, në kuadër të takimeve të Internacionales Socialiste Europiane ndërsa ditën takontr ballistët e VREDI-t si të preferuarit e tij.
Këtë radhë në vend që Albin Kurti të jepte sugjerime për bashkimin e një fronti shqiptar përballë rrezikut nacional-shovinist të komitëve të premierit Micko, ku çdo ditë e më shumë shqiptarët marigjinalizohen dhe defaktorizohen si komb, ai pret dhe përcjell grupe të shqiptarëve nga “Severna” që vijnë për t’u rrëfyer te baba Bini, ku më pas ai i “kungon nga fajet” këta shpirtëra të shitur te kryekomiti Micko.
Ndërsa fraksionistët e rinj nga ana e tyre i bënë nga dyzetë metani baba Binit pasi morën uratën nga ai!
Albin “shpëtimtari” i dha aminin Arben Fetait të shkëputet nga Taravari pasi ai paskësh marrë rrugën e qoftëlargut dhe ajo rrugë qorre sipas tyre po e shpie drejt krahëve të Ali Ahmetit.
Po mirë, ja po e pranojmë se DUI është mëkatarja dhe fajtorja për mjerimin e shqiptarëve, për kriminalizimin dhe pasurimin e shumë figurave të saj por ama, DUI nuk qeverisi vetëm për dy dekada por me në bashkëqeverisje me kriminelët komitë të VMRO-së dhe me kriminelët e titistëve të rinj si SDSM-ja, atëherë përse po amnistohen ata të kampit maqedon (ky konstatim nuk do të thotë asessi mbështetje për DUI-n)por demaskohen vetëm integristët, kur ata kanë qeverisur dhe vjedhur së bashku.
Cili qënkësh standardi këtu se kriminelë dhe hajdutë janë vetëm integristët që ishin gjithashtu si ju në qeveritë e koalicionit, ku falen dhe admirohen komitët e VMRO-së si forca më e madhe politike në qeverinë re që nuk shohim akoma asnjë përmirësim në aspektin e barazisë mes shqiptarëve dhe maqedonëve apo në respektimin e të drejtave kombëtare?
Përse vredistët dhe fraksionistë e rinj nuk e drejtojnë gishtin e akuzës te komitët e Mickos dhe te vetë premieri, si përgjegjës që mbajnë peng ndryshimet kushtetuese dhe eurointegrimet, dy pika të programit tuaj me të cilët u zotuat se do t’i realizoni brenda 6 muajve në qeverinë e koalicionit?!

A nuk ishte politika shoviniste e SDSM-së ajo që organizoi fushata antishqiptare përmes aparatit represiv ushtarako-policor së bashku me komitët e VMRO-së, ndaj shqiptarëve për tri dekada dhe nuk kërkuan kurrë falje para shqiptarëve?
A nuk janë këto politika kriminale dhe antishqiptare të pushtetarëve maqedonë ndaj shqiptarëve për ju zotërinj vredistë, apo ndryshon puna kur je në pushtet dhe ndryshe është kur je në opozitë?!
Ladutëria dhe grykësia për pushtet e para, korrupsioni dhe keqqeverisja nuk kanë përkatësi etnike dhe nuk njohin kufij ernik!
Gjithsesi, krimi dhe korrupsioni kanë emra individësh dhe të klaneve të caktuara.
Por krimi politik, pabarazia etnike dhe supremacia ndaj shqiptarëve ka emër dhe ai emër është VMRO-SDSM, që të dya bashkë mbajnë peng çështjen shqiptare prej tri dekadash, ku çuditërisht subjektet tona politike e drejtojnë gishtin e krimit drejt-njëra tjetrës dhe jo atje ku duhet.
Ndërsa në aspektin e pabarazisë mes dy etnive, supremacia maqedone vazhdon të mbaj frenat e dominimit të shtetit dhe pushtetit njëanshëm, si një formë e sundimit nga ana e despotit mbi vasalët, që në këtë rast janë vredistët ata që kanë kapitulluar dhe janë nënshtruar për hir të leverdive të pushtetit, mjafton që atyre t’i ndahen si koneve të oborrit qeveritar vetëm kockat nga mbetjet e darkave qeveritare.
Kështu, të etur për pushtet Arben Fetai me tajfën e tij nuk duan të privohen nga privilegjet e pushtetit, por arsyetohen se i ndajnë rrugët për shkaqe parimore se rruga e tyre e nisur ishte premtimi para qytetareve për ndryshim.
Megjithatë, ndryshimi ishte guri i dominos që vredistët luajtën para shqiptarëve, ndryshim që nuk erdhi kurrë.
Babëzitja për pushtet dhe leverditë e pushtetit janë arsyet kryesore i shkëputjes së Arben lakmitarit nga krahu i Taravarit ( jo për ta ngushëlluar Taravarin në këtë rast por, fraksionet dhe përçarja brenda kampit shqiptar fragmentizojnë votën shqiptare në dhjetra pjesë të vogla) dhe jo mbajta e premtimit për ndryshime, kur ata u zotuan para shqiptarëve se me ta në qeverinë e koalicionit ndryshimi është një bast i fituar.
Medai Shaholli