ASHMAA dënon sulmin ndaj gazetarëve

137

agjencia-per-sherbime-mediatike-audio-dhe-audio-vizuale-780x439

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele ka dënuar sulmin ndaj ekipit të gazetarëve të programit të informativ të servisit të parë publik të Maqedonisë nga ana e përfaqësuesve dhe simpatizantëve të partive politike.

Ata thonë se dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe paraqet sulm direkt mbi lirinë e mediave dhe të drejtën e publikut që të informohen për ngjarjet politike.

Agjencia apelon që të krijohen kushte normale për punën profesionale të mediave.

Comments