Asnjë lider i vendit në homazhet për Astrit Deharin

250
fresco
Asnjë lider i vendit në homazhet për Astrit Deharin

Në homazhet e mbajtura sonte për të ndarë dhimbjen me rastin e ndarjes nga jeta të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje të riut Astrit Dehari, të pranishëm ishin familjarë, miq dhe aktivistë të shumtë.

Ndërsa përpos liderit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe asamblistëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin Komunal asnjë lider i vendit nuk ishte i pranishëm në këto homazhe, shkruan Indeksonline.

Si duket për shumë liderë të vendit nuk ishte edhe shumë e rëndësishme prania e tyre, por që sigurisht është vërejtur në mesin e deputetëve, aktivistëve dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, aktivist i së cilës Lëvizje ishte edhe vetë Astrit Dehari, dhimbjen për të cilin e ndanë sonte familjarë dhe miq të shumtë.

Comments