Liverpulli me stil rrëmben kreun në Premierligë (VIDEO)



Liverpulli po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klop. Skuadra nga “Enfilld Roud” sot para tifozëve të vetë demoloi skuadrën e Uatfordit duke e mundur me rezultatin e thellë 6:1.
Mane (27’), Kutinjo (30’) dhe Emre Çan (43’) paralajmëruan këtë fitore të thellë të Liverpullit që në pjesën e parë, që u mbyll me shifrat 3:0.
Me ritmin e njëjtë të përzgjedhurit e trajnerit Klop vazhduan edhe në pjesën e dytë, kur Firminjo ishte i pari që realizoi për 4:0, për t’ia lënë rradhës sulmuesit Mane, i cili në minutën e 60-të realizoi edhe golin e dytë personal dhe të pestin për Liverpullin.
Janmat në minutën e 75-të realizoi golin e vetëm për Uatfordin, te e cila skuadër që nga minuta e parë luajti edhe shqiptari Valon Behrami që u zëvendësua gjatë pjesës së dytë nga ana e Vatson, ndërsa rezultatin përfundimtarë, Liverpulli 6, Uatfordi 1 e vendosi holandezi Vijnaldum me golin e realizuar në minutat shtesë.
Falë kësaj fitore Liverpulli zbriti nga froni Çelzin, duke kryesuar tanimë i vetëm kreun e tabelës në Premierligë me 26 pikë, një më shumë se “blutë” e Londrës, ndërkohë në anën tjetër Uatfordi me 15 pikë tashmë pozicionohet në vendin e 8-të.
Përveç këtij takimi në Premierligë në të njëjtin terin u zhvillua edhe përballja ndërmjet Halla Sitit dhe Sautemptonit, në të cilën ndeshje skuadra vendase shënoi fitore me rezultatin 2:1.