Asnjë politikan nuk do të mbajë fjalim në marshin “Drejtësi, jo politikë”
Asnjë politikan nuk do të mbajë fjalim në marshin “Drejtësi, jo politikë” i cili mbahet nesër me fillim të orës 14:00 në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.
Kështu ka njoftuar përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli në emisionin “DPT te Fidani”.
Ai bëri të ditur se marshin e nis me performancë Lyrical Son, ndërsa e mbyll Ilir Shaqiri.
“Sonte deri në mesnatë përfundojnë përgatitjet. Në ora 14:00 do të fillojë, e nis Lyrical Son me këngën prej më të mirave, ajo na shtin në dhe, na tregon komplet përjetimin tonë. E ka problem edhe me këndu, është edhe Arbnora Zogiani, janë edhe dy apo tre fjalime. Nuk ka fjalime politike, asnjë personazh politik nuk do të mbajë fjalim, UÇK ka qenë apolitike, ata nuk kanë ditur çka kanë qenë partitë politike kur kanë dalë”.
“I fundit e përmbyll Ilir Shaqiri. Thirrjen që e kemi bërë, hajdeni me fëmijë, me gra, me pleq e me krejt”, tha Tasholli në Klan Kosova.

