“Asociacioni nuk mund të marrë asnjë vendim jashtë ligjeve të Kosovës”

305

11

Në “Rubikon” të KTV-së kryeministri Isa Mustafa ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe.

“Themelimin duhet ta bëjmë në suaza të vendimit te gjykatës kushtetuese. Asnjë fjalë e asnjë shkronjë nuk do të jetë ndryshe nga ai vendim. Gjykata kushtetuese në vendim ka thënë se duhet te themelohet asociacionit”, ka thënë ai.

Mustafa tha se kanë pasur edhe vërejtje nga bashkësia ndërkombëtare lidhur më përshpejtimin e procedurave për asociacion.

“Asociacioni nuk mund të marrë asnjë vendim qe nuk përshtatet me ligjet e Kosovës”, ka saktësuar Mustafa.

Ai tha se nuk sheh ndonjë mundësi që serbët të dalin jashtë ligjeve të Kosovës duke qenë se deri tash shumë prej tyre i kanë respektuar këto ligje.

Comments