Aston Villa – Manchester City, shënohet goli i parë në sekondën e 24’të
Manchester City është duke u përballur kundër Aston Villës në kuadër të xhiros së 33’të në Premier Ligë.
Pas vetëm 24 sekondave skuadra e Aston Villës ka kaluar në avantazh kundër “Qytetarëve” me golin e John McGinn.
Skuadra e Cityt gjendet në vendin e parë me 75 pikë, nëntë pikë më shumë se ndjekësi i tyre nga i njëjti qytet, Manchester United e cila ka 66 pikë. /Insporti.com/

