Ata që mbetën pa punë do të marrin pagë mujore nga shteti

562
fresco

Masa e 5-të në pakon e Qeverisë për masat antikrizë parasheh mbështetje edhe për qytetarët që kanë mbetur të papunë për shkak të krizës që po e sjell virusi korona. Kryeministri teknik Oliver Spasovki informoi se qytetarët që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës do të marrin pagë mujore, si kompensim në para, në vlerë 50% e rrogës mesatare të të punësuarit në afat prej 6 muajsh.

midle

“Për qytetarët që mbetën pa punë për shkak të krizës shteti do të paguajë kompensim në para për çdo muaj në lartësi prej 50% nga rroga mesatare neto e të punësuarit për 24 muajt e fundit, në përputhje me ligjin për punëism dhe siguri në rast të papunësisë, sipas nenit 68 të këtij ligji, sipas të cilit qytetarët që kanë mbetur pa punë do të marrin kompensiom përmes Agjencisë për Punësim në pajtim me vitet e tyre të stazhit. Për shembull për 5 vjet stazh pune, 4 muaj kompensim. 24 vjet stazh pune, 12 muaj kompensim” informoi Spasovski.

Comments