Atentat në Prishtinë: Tentoi ta vriste me 14 plumba

124
fresco

Një tentativë për vrasje që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, në afërsi të Hotelit Ador, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërsa i dyshuari është dorëzuar në polici disa orë pas incidentit.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 24 korrik 2025, rreth orës 23:00, kur është raportuar për të shtëna armësh. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 14 gëzhoja dhe njolla gjaku, ndërsa viktima, B.H. rreth 36-vjeçar, është transportuar në QKUK për trajtim emergjent. Raporti mjekësor konfirmon se ai ka pësuar plagë nga arma e zjarrit.

Comments