Atentati tek “Komuna e Parisit”, flasin autorët

1,534

E dekonspiroi policia, gjermani që filmoi atentatin: Do godisja makinën… Dejvus Rrustemaj, Klajdi Kodra, Igler Qose dhe ArditXheferri janë lënë në burg pa afat nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranë me akuzën e “tentativës për vrasje” dhe “ndihmë ndaj autorit të krimit”.

Para toges së gjyqtarëve ata deklaruan se nuk e kishin planifikuar atentatin ndaj Lorenc Hoxhës tek “Komuna e Parist” dhe se nuk po e ndiqnin atë, shkruan Albeu.com.

Sipas tyre, përballja ka qenë e rastësishme tek kjo rrugë dhe sherri kishte nisur një ditë më parë pasi ata i kishin kërkuar llogari se përse nuk kishte marrë hak për vrasjen e djalit të dajës së Lorencit.

E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e një automjeti privat që ndodhej pas makinës së autorëve si edhe të semaforit që ndodhet në kryeqëzimin e “Komunës së Parisit”. /albeu.com/

Comments