Atletiko Madridi fiton ndaj Malagas (Video)



Atletico Madridi u është rikthyer fitoreve në La Liga, duke mposhtur 4:2 Malagan
Pas humbjes 1:0 nga Sevilla, Atletico Madridi i Diego Simeones ka gjetur rrugën drejt fitoreve në La Liga. Nënkampioni i Evropës e mposhti 4:2 Malagan në ndeshjen që u zhvillua në ‘Vicente Calderon’.
Golat për Atleticon i shënuan Yannick Ferreira-Carrasco (7’ e 87’) dhe Kevin Gameiro (25’ e 44’). Derisa për Malagan shënuan Sandro Ramirez (31’) dhe Ignacio Camacho (64’).
Pas kësaj fitoreje, Atletico gjendet në pozitën e dytë në renditje me 21 pikë, tre më pak se Reali dhe dy më shumë se Barcelona që pas pak përballet me Granadan.
Hapsira Reklamuese.