Autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe taksitë s’lejohen më brenda oborrit të QKUK-së

190
fresco

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar rreth një vendimi të ri për autoambulancat e spitaleve private, veturat e transportit mortor dhe taksitë.
Sipas SHSKUK-së këto automjete nuk mund të qëndrojnë më brenda oborrit të QKUK-së.

Sipas SHSKUK-së Ky vendim është marrë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen dhe qarkullimin brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës, me ç ‘rast të lirohet parkingu i QKUK-së, për pacientë.
“Kjo masë është e nevojshme për të siguruar që hapësira dhe parkingu i QKUK-së, të jetë i dedikuar për emergjencat dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime të menjëhershme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Comments