Autobusi i “Besa Trans” me licencë të një autobusi tjetër, 135 herë e kishte kaluar kufirin
Autobusi i kompanisë “Besa Trans” i cili u dogj në Bullgari ku për fat të keq humbën jetën 45 persona, nuk ka pasur licencë dhe për dy vitet e kaluara, kufirin e shtetit e ka lëshuar 135 herë.
“Në lidhje me pyetjen për kalimin e pikëkalimit kufitar të autobusit të përmendur, është evidentuar se në vitin 2020 i njëjti autobus në 22 raste ka realizuar hyrje-dalje nga shteti, ndërsa në vitin 2021 ka të realizuar 113 dalje nga kufiri shtetëror”, kanë thënë për “Fokus” nga MPB.