Autopsia: Vedat Ademi nuk ka vdekur nga alergjia!

238
fresco

“32 vjeçari Vedat Ademi ka ndërruar jetë nga nekroza në muskulin e zemrës” thotë Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup.

Inside21-TV21 siguroi ekskluzivisht raportin e autopsisë, i cili nuk ka nxjerrë asnjë gjetje që rezulton se i ndjeri Ademi ndërroi jetë nga alergjia me analgin, siç kanë thënë familjarët se në Spitalin e Kumanovës më 17 Mars, 32 vjeçarit iu përkeqësua gjendja menjëherë pasi mori infuzionin ku në të i është shtuar edhe ampula e Analginit, si terapi kundër dhimbjeve.

midle

Nga Prokuroria Themelore më Shkup mësojmë se ky raport do të refuzohet nga organi i akuzës, dhe do të kërkohet sërish rezultate të sakta për praninë e analginit në trupin e të ndjerit dhe efektet e saj në ditën kur ka ndërruar jetë.

Babai i të ndjerit për Tv21 tha se as doktori Zoran Gjeorgjievski e as infermierja nuk e kanë hapur librezën e shëndetësisë për të verifikuar nëse pacienti është alergjik në ndonjë ilaç, ku të ndjerit Vedatit i ka shkruar në librezë “CAVE ANALGIN”. Menjëherë pas kësaj u shkarkua nga detyra drejtori i Spitalit të Kumanovës dhe Prokuroria Themelore e Kumanovës hapi hetim me dyshimet për gabime mjekësore, edhe sipas raportit të Inspektoratit shtetëror sanitar shëndetësor.

Comments